Muzeu Arkeologjik i Butrintit u hap në vitin 1950 në mjediset e fortesës së periudhës veneciane, në akropolin e qytetit antik. Asokohe muzeu përmbante materialin e pasur arkeologjik të periudhës greko-romake, të zbuluar nga Misioni Arkeologjik Italian që gërmoi në Butrint midis dy luftrave botërore (1928-1940), e që i shpëtoi shkatërrimeve të Luftës së II Botërore.