Galeria Art
Galeria Art
Galeria Art Saranda ndodhet në bulevardin kryesor të Sarandës, në krah të Muzeut të Traditës.
Galeria Art Saranda ofron për vizitorët një fond të qëndrueshëm prej disa koleksionesh veprash që i përkasin dy epokave: periudhës së realizmit socialist dhe periudhës moderne. Drejtori i Galerisë, Z. Lefter Çeko, evidenton si vlerë të veçantë të saj faktin që vizitorët mund të kuptojnë transformimin që ka pësuar arti vizual gjatë diktaturës dhe pas saj. Kjo gjë bëhet më e dallueshme tek veprimtaria e artistëve që i kanë qënë aktivë artistikisht në të dy këto periudha. Objektet e ekspozuara përfshijnë skulptura abstrakte, piktura moderne dhe piktura që shfaqin folklorin dhe historinë e rajonit.
Galeria mirëpret vazhdimisht ekspozita të artistëve shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit si dhe simpiozume me pjesëmarrjen e artistëve nga mbarë bota.
Vendndodhja
Bulevardin Kryeor te Sarandes