Kalaja e
Kalaja e
Kalaja e Lëkursit dodhet midis rrenojave të fshatit Lëkurës, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.
Kalaja ka planimetri pothuajse katrore me dy kulla drejtëkëndëshe në murin perëndimor. Katet e para të kullave rrethore kanë shërbyer si depo dhe janë pajisur me frëngji. Nga pozicioni i vendosjes së kullave del qartë se drejtimi i kontrollit të kalasë ishte deti. Lartësia e mureve arrin rreth 7 m dhe trashësia deri në 2 m. Muret qarkohen nga një parapet i përshkruar me fërngji për topa, të mbuluara me gurë horizontalë. Ato që përshkojnë parapetin në mure nuk janë aq tipike për armë zjarri dhe janë më të mëdha se fërngjitë e përdorura të Ali Pashë Tepelenës. Teknika e mësipërme ngjason me shtëpitë e shek. XVII – XVIII të Gjirokastrës. Kalaja e Lëkurësit mbante një garnizon rreth 200 ushtarë dhe ndërtimi i saj i përket mesit të shek. XVI.
Mundësia e ndërtimit të saj është viti 1537 kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe ishte i domosdoshëm kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë – Butrint, pasi ky i fundit ishte pushtuar nga Venecianët.
Sot Kala e Lëkursit përbën një vend ideal ku bashkohet historia, pamja panoramike e Sarandës dhe argëtimi.
Vendndodhja
Në jug të Sarandës
THEMELUAR
Rreth viteve 1537
SIPËRFAQJA
Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m