Kisha e
VOLLODË, SARANDË
Kisha e
VOLLODË, SARANDË
Kisha e Shën Gjergjit ndodhet në fshatin Vollodë të Sarandës. Ky është një objekt i vjetër kulti i besimit orthodoks që i ka rezistuar kohës. Rrethuar nga lëndina plot gjelbërim, kisha duket si pjesë e një peizazhi mahnitës i një piktori.
Ajo është e ndërtuar me një muraturë guri, e punuar vetëm te pjesa e hyrjes. Çatia ka një lartësi me kulm në qendër, në formë rrethore të mbështetur në 4 kolona prej guri masiv. Në brendësi shihen fragmente afreskesh, të dëmtuara nga koha.
Ky vend të krijon ndjesinë e një jete idilike, afër natyrës dhe në sfidë me kohën. Nëqoftëse jeni në kërkim të një vendi për piknik, kjo është zgjidhja perfekte.
Vendndodhja
1km në veri të Strumit
THEMELUAR
Në shekullin XVIII
SIPËRFAQJA
Ka një gjatësi 10m dhe lartësi 3.5m.