Muzeu
Muzeu
Muzeu Arkeologjik i njohur ndryshe si Mozaiku, u zbulua në vitin 1968 nga arkeologu Dhimosten Budina dhe daton në periudhën e antikitetit të vonë. Ky mozaik doli në pah gjatë ndërtimit të godinës së vjetër të Postë Telegraf Telefon, duke paraqitur një ambient të shekullit III. Mozaiku ka dimensione 12.8 m x 11 m dhe është ndërtuar me gurë të vegjël dhe llaç gëlqeror.
Gjatë hapjes së kanalit të ujërave të zeza e të bardha në vitet 2000 u gjetën gjurmë të pjesës tjetër të monumentit të cilat, sipas arkeologëve, vërtetojnë se ka pasur përpjekie që ky objekt të shndërrohej në një objekt kulti (Bazilikë shek VI p.l.K). Për shkak të ndërtimeve të kryera, sidomos para çlirimit, sot nuk kemi të qartë fizionominë e plotë të monumentit, planimetrinë e shtrirjesdhe kufijtë fqinjë të tij. Deduksionet mbi origjinën e mozaikut mund të mbështeten në një farë mase nga dekoracionet, të cilat në përgjithësi paraqiten të ndërlikuara, me ndërhyrje konceptuale që vihen re në buzinat dhe në fushën me motive gjeometrike. Siç duket 1-2 shekuj pas fazës së parë të zbukurimit, mjeshtrat mozaicistë janë ndodhur përballë kërkesash të reja ideore që lidheshin më shumë me funksione të reja të ndërtesës. Pas zbulimit, monumenti paraqitej tepër i dëmtuar, veçanërisht gjysma e anës jugperëndimore.
Në vitin 2010, mozaiku është restauruar nga specialistë të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe të Universitetit të Bolonjës në Itali. Sot është kthyer në një pikë muzeale e aksesueshme për të gjithë vizitorët dhe është pjesë e trekëndëshit muzeal, krahas Muzeut të Traditës dhe Galerisë Art Saranda.
Vendndodhja
Katin e parë të ndertesës së ish Postës
THEMELUAR
Bazilikë shek. VI e.s
SIPËRFAQJA
12.8 m x 11 m