Muzeui Tradites

Muzeui Tradites

Muzeu i Traditës është një vend që përmes elementëve të kulturës materiale krijon peizazhin e jetës në një kohë tjetër.

Një hapësirë e veçantë në qendër të Sarandës, ku historia ndërthurret me kulturën lokale. Ky muze ofron një rrëfim të pasurisë kulturore të zonës së Sarandës, përmes ekspozimit të sendeve të veçanta të jetës së përditshme.  Gjithashtu, në Muzeun e Traditës mund të zbulohen edhe veshje origjinale të komuniteteve të ndryshme si: Çamërisë, Minoritetit Grek, zonës së Delvinës, etj.

Në këtë vend ka punuar poeti i shquar rilindas Naim Frashëri në vitet 1874-1876.

Vendndodhja

Në qendrën e qytetit të Sarandës

THEMELUAR

Në shekullin XVIII

SIPËRFAQJA

Ka një gjatësi 10m dhe lartësi 3.5m.

Muzeu i Tradites360º

Muzeu i Tradites360º