BazilikaSinagogë

BazilikaSinagogë

Gjetjet arkeologjike të Bazilikës Sinagogë ndodhen të vendosura brenda mureve të Kalasë Antike të Onhezmit, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Sarandës.  Proçesi i urbanizmit ka krijuar vështirësi në studimin konkret të monumenteve, fenomen ky që ndodh në pjesën më të madhe të qendrave ku qyteti modern zëvendëson atë antik.

Mbetjet e konsiderueshme të një kompleksi sinagogë, të shek. V e VI p.Kr. në qendër të qytetit, ishin objekt i studimit dhe gërmimit arkeologjik të kryer gjatë vitit 2003. Bazilika paleokristiane, e gërmuar gjatë disa sezoneve arkeologjike, rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë nga Kosta Lako përbën fazën përfundimtare të transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian. Ndërkohë, kompleksi i sinagogës, brenda dhe krejtësisht pranë murit rrethues, rezultoi si një “skenë” e disa ndryshimeve, ku në fazën e saj të fundit u transformua në kishë.

Interesi i arkeologëve u përqendrua, kryesisht  dyshemetë me mozaikë, njëra mbart një shandan shtatë-krahës menorah dhe e dyta mbulon pjesërisht nefet (korridoret) e bazilikës (e cila u ndërtua gjatë historisë së kësaj qendre, mesa duket për të funksionuar si sinagogë). Shandani shtatë krahësh, menorah, i përkiste një “tapeti” (kryesisht të zbukuruar me motive gjeometrike dhe florale). Ai përfshinte gjithashtu një etrog (qitro, pa shije por me aromë) së bashku me një shofar (bririn e dashit). Të dyja këto janë simbole të rëndësishmei hebraikë që shoqërojnë zakonisht (menora-në dhe janë përdorur gjatë atë festave fetare).

Mbi bazën e materialeve të përftuar gjatë gërmimit dhe sondazheve, sikurse dhe nga analiza e mozaikut, kompleksi hebraik duke filluar që nga faza e parë, kur dhoma me menorah përbënte vendin e lutjes dhe duke vazhduar me ndërtimin e bazilikës dhe konvertimin e saj në kishë, ka qenë në funksion për një periudhë prej 100 deri 200 vjetësh. Duket se i gjithë kompleksi është shkatërruar nga një zjarr i fuqishëm, i lidhur ky me sulmet e sllavëve gjatë ardhjes në Peleponez në çerekun e fundit të shek. VI. Gërmime të rregullta  realizohen vazhdimisht , për zbulimin dhe kuptimin e plotë të këtij kompleksi të rrallë për periudhën si dhe shumë të rëndësishëm, në kuptimin e organizimit të qendrës antike të Sarandës. Të dhënat e deritanishme parashikojnë vlera arkeologjike të rralla.

Vizitorët mund të eksplorojnë mbetjet e Bazilikës-Sinagogë, duke përfshirë elementët arkitektonikë. Mozaikët nuk janë gjithmonë të aksesueshme për publikun e gjerë.

Studimi dhe gërmimi i kompleksit Bazilikë- Sinagogë në Sarandë, u bë nga një bashkëpunim midis Instituti Arkeologjisë të Shqipërisë, Institutit Arkeologjik të Universitetit Hebraik të Jerusalemit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës (Tiranë), financuar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit.

Vendndodhja

Në zonën e gadishullit të Ksamilit

THEMELUAR

Në shekullin XVIII

SIPËRFAQJA

Ka një gjatësi 10m dhe lartësi 3.5m.

Sinagoga dhe Bazilika360º

Sinagoga dhe Bazilika360º